RTV AHIRETI
Lajme

Pentagoni: Situata në Lindjen e Mesme shumë serioze, SHBA e gatshme për një sulm të mundshëm iranian

pentagoni:-situata-ne-lindjen-e-mesme-shume-serioze,-shba-e-gatshme-per-nje-sulm-te-mundshem-iranian

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka theksuar se situata në Lindjen e Mesme është “shumë serioze” dhe se bashkë me këtë SHBA-ja është “e gatshme” për një sulm të mundshëm iranian, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përditshme për shtyp.

“Situata në Lindjen e Mesme është shumë serioze tani”, tha Ryder, duke shtuar se kjo është arsyeja pse sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin “urdhëroi” që armët dhe municionet shtesë të mbrojtjes të dërgoheshin në rajon.

I pyetur nëse është e mundur apo jo që Irani të hakmerret kundër Izraelit këtë javë, Ryder dha përgjigjen “Absolutisht e mundur”.

“Unë nuk do të përpiqem të parashikoj apo spekuloj se kur ata do të godasin, përveçse të them se duhet ta marrim seriozisht (sulmin e mundshëm) dhe ne po e bëjmë këtë. Kështu që ne do të jemi të përgatitur dhe jemi të gatshëm”, tha zëdhënësi i Pentagonit.

Ryder përsëriti se SHBA-ja dëshiron të qetësojnë situatën, të ruajnë forcat e tyre dhe të mbështesin mbrojtjen e Izraelit.

 

The post Pentagoni: Situata në Lindjen e Mesme shumë serioze, SHBA e gatshme për një sulm të mundshëm iranian first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Policia apelon: Kujdes gjatë vozitjes në mjegullë

rezart morina

Agresioni izraelit përshkallëzohet në të gjithë Rripin e Gazës pavarësisht paralajmërimeve globale

admin

Arrestohet 20-vjeçari në Prizren, shkaktoi aksident duke bërë gara

admin6