RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet 20-vjeçari në Prizren, shkaktoi aksident duke bërë gara

arrestohet-20-vjecari-ne-prizren,-shkaktoi-aksident-duke-bere-gara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i moshës 20-vjeçar,i dyshuari se kishte shkaktuar aksident të hënën në Prizren, ku përveq dëmeve materiale, lëndime trupore kishte pësuar shoferi i automjetit.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari E.K, ishte duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me datën 06.02.2024 gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren, përmes rrugëve operacinale ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër i cili është në kërkim policor. I dyshuari E.K. viti i lindjes 2004 pas identifikimit është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”,thuhej në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është ngritë kallëzim penal për veprat penale ‘’Aksident trafiku me lëndime’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Rrezikim i trafikut publik”.

Related posts

Lëvizja “Tani Evropa” fiton zgjedhjet në Mal të Zi

admin

Turqi, tërmet 4.8 ballë në provincën Bolu

rezart morina

Spanja thirrje vendeve perëndimore: Njiheni shtetin e Palestinës

rezart morina