RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Adoleshenti pa’lestinez qëllohet për vd’ekje nga sn’ajperi iz’raelit pranë Ku’dsit Lindor

adoleshenti-pa’lestinez-qellohet-per-vd’ekje-nga-sn’ajperi-iz’raelit-prane-ku’dsit-lindor

Një adoleshent palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite mbrëmjen e së martës në Anata, në lindje të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Zyra e Guvernatorit të Kudsit e drejtuar nga Autoriteti Palestinez e identifikoi viktimën si 16-vjeçarin Shadi Sheha, i cili po punonte në dyqanin e tij privat të lavazhit kur u qëllua.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, burimet lokale kanë thënë se Sheha është shënjestruar nga një snajper i ushtrisë izraelite i vendosur brenda vendbanimit kolon Pisgat Ze’ev. Adoleshenti thuhet se po gjuante me gurë ushtarët izraelitë kur u qëllua. Më pas ai u është nënshtruar plagëve të marra në spital.

Vitet e fundit, bastisjet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, me dhunën që është intensifikuar që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023. Civilët palestinezë janë përballur gjithashtu me sulme të dhunshme nga kolonët e paligjshëm izraelitë.

Që nga fillimi i konfliktit, të paktën 625 palestinezë janë vrarë dhe gati 5.400 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territoret e pushtuara, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Related posts

RMV: KSHZ publikon rezultatet e parë të zgjedhjeve presidenciale

RTI

Specialja publikon dosjen paraprake të mbrojtjes së Hashim Thaçit

admin

MINT publikon çmimet e derivateve, benzina lirohet për 1 cent

admin