RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia me një marrëveshje 10 miliardë dollarë do të blejë nga SHBA-ja 96 helikopterë sulmues “Apache”

polonia-me-nje-marreveshje-10-miliarde-dollare-do-te-bleje-nga-shba-ja-96-helikoptere-sulmues-“apache”

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se me SHBA-në është nënshkruar një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh për dorëzimin e 96 helikopterëve “AH-64E Apache”, pajisjeve përkatëse, logjistikës dhe paketës stërvitore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë polake PAP, ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Polonisë u mbajt në bazën e 56-të ajrore në qytetin Inowroclaw.

Në deklaratën e tij këtu, ministri i Mbrojtjes Kosiniak-Kamysz, tha se një marrëveshje 10 miliardë dollarësh është nënshkruar me SHBA-në për dorëzimin e 96 helikopterëve “AH-64E Apache”, pajisjeve përkatëse, logjistikës dhe paketës stërvitore.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm për transformimin e ushtrisë me helikopterët më modernë”, deklaroi ministri Kosiniak-Kamysz

Helikopterët sulmues Mil Mi-24 të prodhimit rus në inventarin e saj, Polonia dëshiron t‘i zëvendësojë me mjete ajrore moderne.

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e helikopterëve “Apache”, dhe pajisjeve përkatëse për Poloninë më 22 gusht 2023.

Related posts

Bruksel, stafi gjyqësor proteston për mungesë të burimeve të mjaftueshme

admin

Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Një palestinez goditet me thikë për vdekje nga një kolon izraelit në Bregun Perëndimor

admin