RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irlanda: Vd’ekja e 40 mijë njerëzve në Ga’za, pikë kthese për të cilën bota duhet të turpërohet

irlanda:-vd’ekja-e-40-mije-njerezve-ne-ga’za,-pike-kthese-per-te-cilen-bota-duhet-te-turperohet

Kryeministri irlandez, Simon Harris, deklaroi se vrasja e 40 mijë palestinezëve në sulmet e Izraelit ndaj Gazës është një pikë kthese për të cilën bota duhet të turpërohet, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në X, Harris deklaroi: “Vdekja e 40 mijë njerëzve në Gaza është një pikë kthese për të cilën bota duhet të turpërohet. Diplomacia ndërkombëtare nuk arriti të mbrojë fëmijët e pafajshëm, disa prej të cilëve ishin vetëm disa ditë”.

Duke nënvizuar se Izraeli duhet të ndalojë bombardimet në Gaza dhe Hamasi duhet të lirojë të burgosurit, Harris theksoi se edhe Bashkimi Evropian (BE) duhet të rishikojë marrëveshjen e partneritetit me Izraelin.

Kryeministri irlandez përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza.

Related posts

Forcat izraelite intensifikojnë sulmet në Jabalia dhe Rafah

admin

Izraeli ka premtuar hakmarrje ndaj Iranit pas sulmit me raketa, ja kur mund të nisë sulmi

admin

Ukraina: Fuqia jonë është e mjaftueshme për të fituar kundër armikut

admin