RTV AHIRETI
Lajme

Vendimi i MAShT-it për subvencionimin e teksteve shkollore, drejtoritë e arsimit në rajonin e Gjilanit me qëndrime të ndryshme

vendimi-i-masht-it-per-subvencionimin-e-teksteve-shkollore,-drejtorite-e-arsimit-ne-rajonin-e-gjilanit-me-qendrime-te-ndryshme

Fillimi i shtatorit të këtij viti i rikthen shumë nxënës nëpër banka shkollore dhe si rrjedhojë Ministria e Arsimit ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit do ta bëjë subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

Vendimin e MAShT-it për subvencionimin e librave, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Viti, Arta Ajeti e konsideron paska të vonshëm, sepse sipas saj ky proces është dashur të fillojë qysh nga muaji qershor-korrik.

“Ky proces ka qenë dashur të filloj që nga muaji qershor-korrik dhe kështu prindërit, nxënësit do të kenë kohë për përfundimin e procedurave në sistem”, ka thënë Ajeti.

Sipas saj, edhe hapja e sistemit E-Kosova në këtë periudhë kohore është e vonshme, teksa ka theksuar se shtatori do “t’i gjejë” të gjithë nxënësit pa tekste shkollore.

Ndryshe, në vendimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se këtë vit nxënësit nga klasa e parë deri në atë të pestë do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga klasa 6-9, subvencionimi do të jetë 110 euro./Telegrafi

The post Vendimi i MAShT-it për subvencionimin e teksteve shkollore, drejtoritë e arsimit në rajonin e Gjilanit me qëndrime të ndryshme first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Zjarret në Malin e Sharrit/ Reuters shkruan për të riun me motor që sfidoi flakët dhe iu erdhi në ndihmë zjarrfikësve

admin

Gazetarët kosovarë protestojnë në mbështetje të Klan Kosovës

rezart morina

Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Turqi, 10 persona humbin jetën, 39 të tjerë të plagosur

admin