RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gazetarët kosovarë protestojnë në mbështetje të Klan Kosovës

gazetaret-kosovare-protestojne-ne-mbeshtetje-te-klan-kosoves

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, kanë protestuar me moton “Demokracia vdes në errësirë” në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Protestuesi janë mbledhur në Sheshi “Zahir Pajaziti”, duke fishkëllyer.

Më 14 qershor MINT ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova. Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Pas kësaj, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), anuloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës por më 21 qershor, ajo e shfuqizoi vendimin. Megjithatë, një ditë më vonë, ARBK-ja anuloi vendimin e 21 qershorit.

Pas ankesës së Klan Kosovës, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi më 28 korrik se ARBK-ja kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim, siç kanë thënë, të thellë, me vendimin e Ministris së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit

Related posts

Shtatë palestinezë të plagosur në sulmin izraelit ndaj një ndërtese banimi në Gazën qendrore

RTI

Specialistëve të anestezionit, emergjencës dhe neonatologëve pritet t’u rriten ekstra pagat për 25%

admin

Bota hyn në 2023 pas vitit të luftërave, katastrofave natyrore, Kupës së Botës në Lindjen e Mesme

admin