RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pesë orë pritje, vazhdon fluksi në pikat kufitare

pese-ore-pritje,-vazhdon-fluksi-ne-pikat-kufitare

Fluksi i madh i qytetarëve për të shkuar nga Kosova po shkakton pritje të gjatë në disa prej pikave kufitare.

Mëngjesin e së shtunës, në pikën në Merdar kolona e automjeteve është 2500 metra në dalje me deri në pesë orë pritje.

Më shkurt është pritja te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Mutivodë.

Te Dheu i Bardhë qytetarët po presin deri në gati dy orë në 800 metra kolonë. Në Muçibabë mbi dy orë dhe në Mutivodë një orë.

Me përfundimin e pushimeve verore, këto pika kufitare zakonisht raportojnë për pritje të gjata e kolona për të dalë nga Kosova.

Related posts

Greqia ndalon përdorimin e telefonave celularë gjatë mësimit

admin6

Putin merr kontrollin e Wagner pas vdekjes së Prigozhin, mijëra ushtarë i japin llogari Kremlinit

admin

A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

admin