RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Austria përballet me vërshime pas të reshurave rekord

austria-perballet-me-vershime-pas-te-reshurave-rekord

Shirat e dendur kanë goditur rajonet alpine të Austrisë dhe kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Vjenës në fundjavë, duke shkaktuar dëme të rënda dhe duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor.

Përrenjtë e ujit me baltë përfshinë veturat nëpër vendpushimin e skive të Shën Antonit në Austrinë perëndimore, treguan pamjet e postuara në rrjetet sociale. Ndërkohë reshjet goditën pjesë të Vjenës në lindje të vendit, ka bërë të ditur transmetuesi shtetëror ORF.

Një grua u tërhoq zvarrë nën një autobus nga forca e përmbytjeve në zonën Doebling në veri të qytetit të shtunën, sipas ORF-së. Ajo është dërguar në spital në gjendje kritike.

Shërbimet e zjarrfikësve në kryeqytet u thirrën më shumë se 450 herë të shtunën pasi reshjet shkaktuan kaos trafiku dhe ndërprenë transportin hekurudhor, sipas ORF-së.

“Stuhitë e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë pjesë të Austrisë”, ka thënë kancelari austriak Karl Nehammer në X, duke falënderuar zyrtarët që po punonin për të riparuar dëmet.

Në distriktin Doebling të Vjenës, zyrtarët regjistruan 110 litra shi për metër katror. /koha

Related posts

Lajçak diskuton për dialogun Kosovë-Serbi me sekretarin spanjoll për BE-në

admin

Dy kuvendet e qeveritë, Kosovë-Shqipëri bashkohen më 27 nëntor në Tiranë

admin

Akademiku serb: Serbia as mos ta mendojë konfliktin në Kosovë, atje është NATO

admin