RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Largohen grilat që rrethojnë objektin e Komunës në Mitrovicën e Veriut

largohen-grilat-qe-rrethojne-objektin-e-komunes-ne-mitrovicen-e-veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune.

Atiqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është bërë pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë është përmirësuar në mënyrë të dukshme.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka shkruar Atiqi në Facebook.

Sipas Atiqit, nuk “duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve”.

Related posts

Kurti: Rregullisht komunikojmë dhe koordinohemi me SHBA-në dhe BE-në

Muhamet Ramadani

Më 21 prill votohet për largimin e kryetarëve në veri, procesi kushton mbi 230 mijë euro

admin

Grupet islamiste të ISIS vrasin 15 persona në Kongo, vendi në kaos dhe luftë civile!

admin