RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Më 21 prill votohet për largimin e kryetarëve në veri, procesi kushton mbi 230 mijë euro

me-21-prill-votohet-per-largimin-e-kryetareve-ne-veri,-procesi-kushton-mbi-230-mije-euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizmin e procesit të votimit që do të mbahet më 21 prill për largimin e kryetarëve të komunave veriore.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u bë e ditur se buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro.

“Në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro”, tha Valmir Elezi.

Related posts

SHBA, mbi 30 komunitete në Minnesota në shënjestër të një sulmi kibernetik ndaj sistemeve të ujësjellësit

Irfan Jahiu

Gaza, 93% e ndërtesave të shkollave të shkatërruara nga bo’mbardimet 1-vjeçare iz’raelite

admin

Merr fund pushteti 16-vjeçar i Orbanit, Magyar fiton zgjedhjet në Hungari

RTI