RTV AHIRETI
Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshjen e grantit afro 35 milionëshe me USAID-in

kosova-nenshkruan-marreveshjen-e-grantit-afro-35-milioneshe-me-usaid-in

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Mary Elieen Deviit, në emër të USAID-it, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshja e grantit që ka nënshkruar me USAID-in është një rikonfirmim drejt vizionit të përbashkët me ShBA-në për një të ardhme më të mirë e më të qëndrueshme.

Në një konferencë për media me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e para e vendit ka theksuar se ShBA-ja ka qenë dhe mbetet një partnere e përkushtuar dhe e palëkundur për popullin e Kosovës.

Osmani ka theksuar se çdo nismë që ka për synim përmirësimin e jetës së qytetarëve ka gjurmët e ShBA-së.

Tutje, ajo ka thënë se kjo marrëveshje nuk është vetëm një hap përpara në përpjekjet e përbashkëta të vazhdueshme për zhvillim, por edhe pasqyrim i fuqisë së bashkëpunimit të dy shteteve.

The post Kosova nënshkruan marrëveshjen e grantit afro 35 milionëshe me USAID-in first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mbi 4 mijë e 400 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës në vitin 2022

admin

Lajçak pas takimit me Kurtin: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

rezart morina

Vdes një person pasi ra nga çatia e një shtëpie

admin6