Afro 6043 qytetarë nga komuniteti serb kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shofer të Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.
Camaj ka thënë se procesi i konvertimit përfundon të premten dhe se qytetarët serbë kanë mundësi ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që t’i ikin gjobave nga policia.
Ai ka thënë se konvertimin mund ta bëjnë edhe qytetarët të cilët e kanë të konfiskuar patentë shoferin.
Ndonëse e pranon se ka qenë sfidues ky proces, Camaj ka falënderuar kryetarët e komunave për ndihmën e dhënë.
The post Konvertimi i patentë shoferëve, Camaj: Mbi 6 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar, procesi ka shkuar mirë first appeared on Radio Televizioni Iliria.