RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani dhe Rohde diskutojnë për hapjen e urës së Ibrit

osmani-dhe-rohde-diskutojne-per-hapjen-e-ures-se-ibrit

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

“Presidentja Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në takim u diskutua edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit, me ç’rast, Presidentja Osmani përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces.

Related posts

Gjermani – Mbajtja e maskës mund të bëhet e detyrueshme, nëse Covid-19 përhapet në dimër

admin

Polonia vendos të kërkojë ndihmën e SHBA-së për reparacionet e Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania

admin

Aplikimi për tekstet shkollore, Nagavci njofton se paratë do të dalin shpejt

admin