RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani – Mbajtja e maskës mund të bëhet e detyrueshme, nëse Covid-19 përhapet në dimër

gjermani-–-mbajtja-e-maskes-mund-te-behet-e-detyrueshme,-nese-covid-19-perhapet-ne-dimer

Gjermania mund të vendosë mbajtjen e detyrueshme të një maske në ambientet e mbyllura, nëse regjistrohet rritje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19 në vjeshtë dhe dimër, deklaroi sot gjatë një takimi Ministri i Shëndetësisë.

Ministrat federalë dhe shtetëorë të shëndetësisë diskutuan rreth një projektligji, që synon të përditësojë rregullat dhe masat për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

“Është e qartë se mbajtja e maskave në mjediset e mbyllura do të duhet të jetë rregull i detyrueshëm në rast përkeqësimi të situatës së pandemisë,” deklaroi Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.

Javën e kaluar, Lauterbach dhe Ministri i Drejtësisë Marco Buschmann prezantuan rregullat e reja kundër COVID-19, që pritet të hyjnë në fuqi në vjeshtë.

Mes të tjerash, projektligji i tyre përcakton që mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme gjatë udhëtimeve me trena në distanca të largëta, gjatë udhëtimeve me avion, si edhe në spitale dhe qendra shëndetësore.

Qeverive lokale do t’u duhet të vendosin vetë nëse do të kërkojnë mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura.

Ministrat e Shëndtesisë së disa landeve e kanë kritikuar planet për të mos përjashtuar nga ky rregull personat të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 në tre muajt e fundit dhe kanë deklaruar se zbatimi i këtij rregulli do të jetë i vështirë. /atsh

Related posts

Erdoğan: Turqia kërkon zgjidhje të përhershme brenda integritetit territorial të Sirisë

rezart morina

Dënohet norvegjezi për vrasjen e 5 personave në sulmin me thikë dhe shigjeta

admin

Rasti i gruas shtatzënë – IPK rekomandon suspendimin e komandantit të Stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve

admin