RTV AHIRETI
Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj maqedonasit, i dyshuar për shitblerje të 6 kilogramëve heroinë

kerkohet-paraburgim-ndaj-maqedonasit,-i-dyshuar-per-shitblerje-te-6-kilogrameve-heroine

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka kërkuar paraburgim në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me inicialet I.M.,- shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me dy persona të tjerë pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë, me peshë të përgjithshme 6 kilogramë e 137 gramë.

Siç njoftojnë nga prokuroria, me datë 21.08.2024, të pandehurit U.B., dhe M.Sh., lëndën narkotike të dyshuar si heroinë e kanë transportuar përmes vendkalimit kufitar Hani Elezit, kurse i pandehuri I.M., me veturën e tij i ka pritur në parkingun e një ndërmarrjeje tregtare në Han të Elezit.

Mirëpo, aty kanë intervenuar njësitë e policisë, të cilat e kanë arrestuar të pandehurin I.M. dhe e sekuestrouan veturën e tij dhe lëndën narkotike, kurse të pandehurit U.B., dhe M.Sh. janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe rreth orës 21:00 kanë kaluar në pikën kufitare Glloboqicë në Republikën e Maqedonisë  së Veriut.

The post Kërkohet paraburgim ndaj maqedonasit, i dyshuar për shitblerje të 6 kilogramëve heroinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Fillon hyrja e karburantit nga Egjipti në Rripin e Gazës

admin

Fushë Kosovë, arrestohen dy persona që dyshohet se theren për vdekje një 41-vjeçar

rezart morina

Altun: I rëndësishëm lajmi i shëndetshëm në luftën kundër fatkeqësive

admin6