RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB, e shqetësuar për termocentralet bë’rthamore në Zaporizhzhia dhe Kursk

okb,-e-shqetesuar-per-termocentralet-be’rthamore-ne-zaporizhzhia-dhe-kursk

Kombet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara për termocentralet bërthamore në rajonin Zaporizhzhia dhe Kursk, të cilat janë të përfshira në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e ka pranuar zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephan Dujarric.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të shqetësohen për praninë e dy termocentraleve bërthamore në mes të një zone lufte,” tha Dujarric gjatë një konference.

Javën e kaluar, drejtori i përgjithshëm i Rosatom, Alexei Likhachov, në një bisedë telefonike me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tërhoqi vëmendjen për përkeqësimin e situatës së sigurisë në termocentralet e armëve bërthamore në Zaporizhzhia dhe Kursk, për shkak të veprimeve që ai i cilësoi si të pamatura nga pala ukrainase.

Të dy termocentralet bërthamore janë objektiva të akteve terroriste nga pala ukrainase, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova për agjencitë ruse të lajmeve. /abcnews

Related posts

Myftiu Tërnava dhe nënsekretari i Kombeve të Bashkuara vizituan Xhaminë e Madhe

rezart morina

KFOR-i amerikan nga veriu i Kosovës: Po ofrojmë mjedis të sigurt

admin

Hapet në Kosovë Panairi Ndërkombëtar “EXPOKOS”

RTI