RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Këto janë dy lokacionet ku u zhvillua aksioni policor në Zubin Potok – Detaje nga Policia

keto-jane-dy-lokacionet-ku-u-zhvillua-aksioni-policor-ne-zubin-potok-–-detaje-nga-policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me operacionin e zhvilluar një ditë më parë në Zubin Potok, ku u zbuluan dhe sekuestruan armë dhe pajisje të dyshuara ilegale në dy lokacione të ndryshme.

Sipas raportit 24-orësh, rasti i parë është regjistruar në fshatin Luca Reka, rreth orës 13:10, ku gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjysmë automatike me bajonetë, fishekë të kalibrave të ndryshëm, uniforma si dhe një logo e shtetit serb.

Ndërkohë, në fshatin Paljevë, rreth orës 15:35, policia ka zbuluar një arsenal të konsiderueshëm armësh në një tjetër shtëpi të pabanuar. Aty janë sekuestruar një zollë, armë AK-47, granata dore, trombllona, karikatorë, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe bajoneta.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitet përkatëse për deminim (EOD), ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar.

Related posts

Turqia dërgon anije shpimi në Somali për misionin e parë jashtë shtetit

Kushtrim Guraj

Ushtria e Sudanit pajtohet për një armëpushim të përkohshëm me rivalin ushtarak

Muhamet Ramadani

Kush po i sulmon vendet arabe, përfshirë dhe Turqinë, Irani apo…?!

Muhamet Ramadani