RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR stërvitet me gjuajtje të drejtpërdrejtë afër Prishtinës

kfor-stervitet-me-gjuajtje-te-drejtperdrejte-afer-prishtines

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për një stërvitje që e kanë realizuar në Prishtinë.

“Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR, e udhëhequr nga NATO, zhvillon një stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejtë në Prishtinë. Kjo pjesë e trajnimit të rregullt u krye nga personeli i KFOR-it për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta të efektivitetit operacional”, tha misioni.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë.

Related posts

“Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina”- Ministri gjerman: Dembelizmi s’është alternativë! BE duhet të tregojë më shumë unitet!

admin

Organizata franceze shpëton nga fundosja qindra njerëz në Maltë

admin

Ukraina do të mbajë zgjedhje dhe referendum në pranverë? Zelensky reagon pas raportimit të Financial Times

admin