RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Organizata franceze shpëton nga fundosja qindra njerëz në Maltë

organizata-franceze-shpeton-nga-fundosja-qindra-njerez-ne-malte

Organizata franceze “Geo Barents”, që drejtohet nga Mjekët pa Kufij, ka shpëtuar 339 refugjatë në ujërat e Maltës. Organizata franceze ka arritur t’i dërgojë refugjatët në portin e Brindisit, pasi i ka gjetur në gjendje të rëndë në një anije që ishte gati të fundosej. Ekipet e shpëtimit kanë arritur tek anija prej druri pas 11 orësh kërkim.

Në këtë anije ishin 440 persona, përfshirë tetë gra dhe 30 fëmijë. Një person ishte në gjendje të rëndë dhe është evakuuar me helikopter, ndërkaq 100 të tjerë janë transferuar në anijen ushtarake të Italisë, e cila ndodhej afër Sicilisë.

Sipas organizatës, të mbijetuarit vinin nga Siria, Pakistani, Bangladeshi, Egjipti, Somalia dhe Shri-Lanka. Refugjatët kanë lundruar për katër ditë, ndërkaq në dy ditët e fundit ishin pa ushqim. Ata kanë thënë se janë nisur nga Libia më 1 prill.

Çdo vit, mijëra refugjatë tentojnë kalimin nga Libia ose Tunizia drejt Evropës.

Related posts

Tubimi i Vuçiqit në Serbi, autobusë me serbë nga Kosova nisen drejt Beogradit

admin

Gomonia u fundos teksa tentuan të kalonin në Mesdhe, shkon në 11 numri i viktimave, ende shumë të zhdukur

admin

Evropa përgatitet për kulmin e të nxehtit teksa bota shënon temperatura rekorde

admin