RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Mbështesim të drejtën e Iz’raelit për të mbrojtur veten

shba:-mbeshtesim-te-drejten-e-iz’raelit-per-te-mbrojtur-veten

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha sot një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA. Ai shtoi se presidenti Joe Biden u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë që të komunikojnë “në baza të përhershme” me Izraelin.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pati një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallad dhe ripohoi angazhimin e Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit, njoftoi Pentagoni.

“Austin foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad për të diskutuar mbrojtjen e Izraelit kundër sulmeve nga libanezët (Hezbollahu)”, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

“Sekretari Austin ripohoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit kundër çdo sulmi nga Irani dhe partnerët dhe aleatët e tij rajonalë”, shtoi Pentagoni. /abcnews

Related posts

Su’lmet iz’raelite vrasin 31 pa’lestinezë në të gjithë Rripin e Ga’zës

rezart morina

Gjendet një person i vdekur në Drenas

admin

Fëmija 3 vjeç rrihet brutalisht e ngrehet zvarrë në një çerdhe shtetërore në Fushë Kosovë

rezart morina