RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan i bën thirrje SHBA-së që të mos merr anë me Iz’raelin në Ga’za dhe Li’ban

presidenti-erdogan-i-ben-thirrje-shba-se-qe-te-mos-merr-ane-me-iz’raelin-ne-ga’za-dhe-li’ban

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kërkuar nga SHBA-ja që të mbajë një qëndrim kundër Izraelit, duke i bërë thirrje Washingtonit që të pozicionohet kundër sulmeve të Tel Avivit ndaj Gazës dhe Libanit, në vend që ta mbështesë atë, raporton Anadolu.

“SHBA-ja duhet ta shprehë qartë qëndrimin e saj këtu dhe të zë vendin e saj duke kundërshtuar Izraeli dhe jo në anën e tij”, u tha presidenti Erdoğan gazetarëve pas fjalimit të tij dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

SHBA-ja vazhdimisht është përballur me kritika për mbështetjen e saj për Izraelin lidhur me sulmet ndaj Gazës, që kanë vrarë dhjetëra mijëra palestinezë.

I pyetur për mesazhet në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Erdoğan theksoi se u qëndron fjalëve të tij.

Presidenti turk gjithashtu përsëriti se vendi i tij nuk e miraton neutralitetin gjinor, në vend të kësaj kërkoi një veprim kolektiv për të “përqafuar strukturën e shenjtë të familjes”.

Ai gjithashtu tha se nuk ka pasur “asnjë përparim” me SHBA-në për kthimin e Turqisë në programin e avionëve luftarak F-35, një pengesë prej kohësh në marrëdhëniet Turqi-SHBA.

Gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti Erdoğan kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të ndalojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, siç bëri gjenerata më parë me diktatorin nazist Adolf Hitler.

“Qëndrimi i Izraelit edhe një herë ka treguar se është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të zhvillojë një mekanizëm mbrojtës për civilët palestinezë”, tha Erdoğan në fjalimin e tij.

“Ashtu si u ndalua Hitleri nga aleanca e njerëzimit 70 vjet më parë, (tani) Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasjeve duhet të ndalen nga aleanca e njerëzimit”, shtoi ai.

Related posts

Blinken përfundon vizitën në Lindjen e Mesme, nuk ka njoftime për një armëpushim apo marrëveshje për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit

admin

Shkelet armëpushimi në Sudan, shpërthime dhe avionet luftarake “pushtojnë” kryeqytetin

Muhamet Ramadani

Belgjika do të aktivizojë Qendrën Kombëtare të Sigurisë Ajrore për shkak të shkeljeve të dronëve

Muhamet Ramadani