RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

34 të vd’ekur nga dy aksidente me autobusë në Pakistan

34-te-vd’ekur-nga-dy-aksidente-me-autobuse-ne-pakistan

Të paktën 34 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy aksidenteve me autobusë në Pakistanin verilindor dhe jugperëndimor, kanë bërë të ditur autoritetet.

Dymbëdhjetë pelegrinë vdiqën në autostradën bregdetare Makran në jugperëndim, ka thënë ministria e Brendshme, ndërsa një zyrtar i shpëtimit ka bërë të ditur se 22 kanë vdekur kur autobusi i tyre i pasagjerëve ra në një luginë të thellë në Kashmirin e sunduar nga Pakistani, raporton Reuters.

Koordinatori i shpëtimit, Rawalpindi Muhammad Usman, ka deklaruar se autobusi i dytë kishte 25 pasagjerë, duke përfshirë gjashtë gra dhe një fëmijë, nga të cilët 22 kanë vdekur dhe një është plagosur rëndë. Të gjithë trupat janë nxjerrë nga lugina, ka shtuar ai.

Ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi në një deklaratë shprehu “ngushëllimet e përzemërta për familjet e të ndjerit në të dy aksidentet”.

Të mërkurën, një autobus që transportonte pelegrinët pakistanezë u përmbys në Iranin qendror, duke lënë të vdekur pasagjerë dhe të plagosur 23 të tjerë. /koha

Related posts

SHBA merr masa shtesë për të mbështetur Iz’raelin

admin

Lista Serbe thotë se dëshiron ta rrëzojë Kurtin, pranon se Radojçiq ishte në barrikada

admin

Hutbeja e Haxhit 2023 do të përkthehet në 14 gjuhë

rezart morina