RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA merr masa shtesë për të mbështetur Iz’raelin

shba-merr-masa-shtese-per-te-mbeshtetur-iz’raelin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun izraelit, Yoav Gallant.

Austin deklaroi se me Gallant diskutoi për kërcënimet e paraqitura nga Irani, Hezbollahu dhe grupe të tjera terroriste të mbështetura nga Irani. Ai shtoi se SHBA po merr masa shtesë për të mbështetur Izraelin.

“Unë theksova gjithashtu se përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është i pashmangshëm dhe të gjitha palët do të përfitonin nga de-përshkallëzimi, duke përfshirë përfundimin e një armëpushimi në Gaza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve.”, shkroi Austin në X.

Shtetet e Bashkuara do të zhvendosin avionë luftarakë dhe luftanije shtesë në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të premten. Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hezbollahu dhe Hamasi.

Irani është zotuar se do të përgjigjet për vrasjen e Ismail Haniyehut, liderit politik të Hamasit, më 31 korrik në Teheran. Tensionet në rajon janë shumë të larta pas vrasjes së Haniyehut dhe një komandanti të lartë të grupit libanez, Hezbollah.

Related posts

ShBA, së paku 48 të vdekur nga stuhia e acartë

admin

Ndërkombëtarët kërkojnë reforma për pushimin e luftës me Izraelin, Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

admin

SHBA sanksionon 12 kompani dhe individë për përfshirje të dyshuar në tregtinë e naftës iraniane

RTI