RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në mbi 40.400 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-mbi-40.400-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Ushtria izraelite ka vrarë 71 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 40.405 që nga tetori i vitit të kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se 93.468 palestinezë janë plagosur po ashtu si rezultat i bombardimeve të gjera në Gaza që nga 7 tetori 2023.

“Forcat izraelite vranë 71 persona dhe plagosën 112 të tjerë në pesë ‘masakra’ kundër familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në Gaza pas një sulmi të grupit të rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor 2023, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Çavuşoğlu në Beograd: Nuk mund të lejojmë një konflikt tjetër në zemër të Ballkanit

admin

Video tronditëse/ Ekzekutohet kandidati për kryetar bashkie në mes të mbështetësve, personi i armatosur i afrohet dhe e qëllon pas koke

admin

Policia izraelite ndërhyn gjatë faljes së namazit të xhumasë në Kudsin Lindor

rezart morina