RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në mbi 40.400 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-mbi-40.400-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Ushtria izraelite ka vrarë 71 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 40.405 që nga tetori i vitit të kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se 93.468 palestinezë janë plagosur po ashtu si rezultat i bombardimeve të gjera në Gaza që nga 7 tetori 2023.

“Forcat izraelite vranë 71 persona dhe plagosën 112 të tjerë në pesë ‘masakra’ kundër familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në Gaza pas një sulmi të grupit të rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor 2023, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Vuçiq tregon gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të propozuara nga Kosova

admin

Kërkesat bullgare, pengesë në rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut

admin

Kapen 107 kilogramë marihuanë në Prishtinë, pamje nga kamioni ku ishte fshehur

Muhamet Ramadani