RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri iz’raelit i ek’stremit të djathtë dëshiron të ndërtojë sinagogë në Xhaminë Al-Ak’sa

ministri-iz’raelit-i-ek’stremit-te-djathte-deshiron-te-ndertoje-sinagoge-ne-xhamine-al-ak’sa

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare nga radhët e ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, tha se dëshiron të ndërtojë një sinagogë në Xhaminë e Aksasë në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Duke folur për radion e ushtrisë izraelite, Ben-Gvir, pohoi se politika aktuale “i lejon hebrenjtë të luten” në Xhaminë Al-Aksa.

Në pyetjen “A do të ndërtoni një sinagogë në xhaminë Al-Aksa?”, Ben-Gvir tha: “Po”.

Pas deklaratave të Ben-Gvir, zyra e shtypit e kryeministrisë izraelite në një njoftim pohoi se “status quo-ja” në Xhaminë Al-Aksa nuk ka ndryshuar.

– Ministri i Punëve të Brendshme i bën thirrje Netanyahu-t

Ministri i Brendshëm, Moshe Arbel, nga ana tjetër, duke reaguar ndaj deklaratave të Ben-Gvir, i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të “paralajmërojë ministrin e ekstremit të djathtë”.

Arbel paralajmëroi se deklaratat e Ben-Gvir mund të çojnë në “gjakderdhje”.

– Ben-Gvir kryen bastisje të shpeshta në Al-Aksa

Ben-Gvir, i cili njihet me pikëpamjet e tij anti-palestineze, shpeshherë kryen bastisje në Xhaminë al-Aksa.

Ben-Gvir, i cili për herë të fundit bastisi zonën më 13 gusht, tha se, “Ka zhvillime të mëdha në lidhje me administrimin dhe sovranitetin e këtij vendi. Shihet se hebrenjtë adhurojnë këtu. Siç thashë më parë, politika është që të lejohen (hebrenjtë) të adhurojnë këtu”.

Related posts

Presidenti i Algjerisë: Nuk do të heqim dorë kurrë nga kauza palestineze

RTI

Arabia Saudite për një të ardhme pa naftë? Plani për pista skijimi në shkretëtirë dhe qytete me gradaçela me xhama pasqyrues, por a është ky projekt më i shtrenjtë se duhet

admin

Mitsotakis: Zgjedhjet e përgjithshme më 21 maj

rezart morina