RTV AHIRETI
Lajme

Skandali i mbetjeve në Shqipëri, Inspektorati i Punës dhe Krimi Ekonomik kontroll në zyrat e Kurum-it

skandali-i-mbetjeve-ne-shqiperi,-inspektorati-i-punes-dhe-krimi-ekonomik-kontroll-ne-zyrat-e-kurum-it

Një grup prokurorësh dhe oficerë të Krimit Ekonomik kanë shkuar për kontroll në zyrat e kompanisë turke “Kurum International” në Elbasan, një javë pasi aktiviteti i tyre prodhues u ndërpre, duke lënë “në rrugë” rreth 500 punonjës.

A2 CNN mëson se janë bllokuar deri më tani dokumentacioni dhe arkivat e “Kurum”, ndërsa kompania po monitorohet edhe nga Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH), raporton A2 CNN.

“Kurum International” jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se një jave. Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.

Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit, ndërsa punonjësve ju është premtuar vijimi i pagesës deri në muajin tetor të këtij viti.

Që prej ditës së “flakjes” në rrugë të 500 punonjësve të Kurum, nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga Qeveria, as nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Sindikatat, apo vetë punonjësit e Kurum. /Telegrafi

The post Skandali i mbetjeve në Shqipëri, Inspektorati i Punës dhe Krimi Ekonomik kontroll në zyrat e Kurum-it first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kosova kërkon penalizimin ndërkombëtar të Serbisë

rezart morina

Hamasi: Izraeli kundërshton me këmbëngulje armëpushimin në Gaza

rezart morina

Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në kryeqytet, bëhet thirrje për më shumë bashkëpunim ndërmjet shqiptarëve

rezart morina