RTV AHIRETI
Lajme

Scholz mbështet deportimin e migrantëve të jashtëligjshëm

scholz-mbeshtet-deportimin-e-migranteve-te-jashteligjshem

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshiron të rrisë deportimet e migrantëve të jashtëligjshëm, disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit.

“Deportimet duhet të përshpejtohen, ‘me rregullore ligjore nëse është e nevojshme’,” tha Scholz gjatë një vizite në Solingen.

Kancelari gjithashtu kërkoi “zbatimin e qëndrueshëm dhe praktik” të ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për migrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimi Evropian ku ata mbërrijnë në kundërshtim me Rregulloren e Dublinit.

“Me siguri do të ketë kuptim të krijohet një grup i posaçëm për të studiuar këtë”, shtoi kancelari Scholz.

Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin e së premtes së kaluar në një shesh në qendrën e qytetit të Solingenit.

I dyshuari 26-vjeç, i cili është me origjinë nga Siria, u dërgua në paraburgim me urdhër të gjykatës, raporton agjencia gjermane DPA.

Sulmuesi, i cili dyshohet se është anëtar i grupit terrorist të Shtetit Islamik, raportohet se ishte parashikuar të deportohej në Bullgari pas mbërritjes në Gjermani në vitin 2022, por policia nuk arriti ta lokalizonte atë.

The post Scholz mbështet deportimin e migrantëve të jashtëligjshëm first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Malavi mbyll shkollat për shkak të rritjes së vdekjeve nga kolera

admin

Udhëheqësi palestinez theksoi se nuk kishte për qëllim të mohojë Holokaustin

admin

13 vende me letër të përbashkët paralajmëruan Izraelin kundër ofensivës së madhe në Rafah

RTI