RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Udhëheqësi palestinez theksoi se nuk kishte për qëllim të mohojë Holokaustin

udheheqesi-palestinez-theksoi-se-nuk-kishte-per-qellim-te-mohoje-holokaustin

Abbas akuzoi Izraelin për kryerjen e “50 holokausteve” kundër palestinezëve gjatë konferencës së përbashkët për media në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se nuk kishte për qëllim të mohonte singularitetin e Holokaustit gjatë vizitës së tij në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Abbas akuzoi Izraelin për kryerjen e “50 holokausteve” kundër palestinezëve gjatë konferencës së përbashkët për media të mbajtur dje në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Nga viti 1947 e deri më sot, Izraeli kreu 50 masakra në 50 fshatra. 50 masakra dhe 50 holokauste”, tha ai, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me 50 vjetorin e sulmit të Munihut të vitit 1972, në të cilin u vranë disa atletë izraelitë.

Deklaratat e liderit palestinez shkaktuan tërbim nga zyrtarët izraelitë dhe gjermanë, përfshirë Scholz-in, i cili tha se ishte “i neveritur nga komentet fyese” të Abbas-it.

Por Abbas sot në një deklaratë tha se përgjigja e tij “nuk kishte për qëllim të mohonte singularitetin e Holokaustit që ndodhi në shekullin e kaluar dhe se e dënonte atë në termat më të ashpër”.

“Ajo që nënkuptonte janë krimet dhe masakrat e kryera kundër popullit palestinez në duart e forcave izraelite që nga Nakba. Këto krime nuk kanë të ndalur deri më sot”, shtoi ai.

Nakba, ose Katastrofa, është një term i përdorur nga palestinezët për t’iu referuar dëbimit të detyruar të afër 800.000 palestinezëve në vitin 1948 nga shtëpitë e tyre në Palestinën historike për t’i krijuar hapësirë krijimit të Izraelit.

Kryeministri izraelit Yair Lapid, nga ana e tij, i përshkroi deklaratat e Abbas si “një gënjeshtër monstruoze”.

Në Gjermani gjatë regjimit të Rajhut të Tretë, nazistët vranë sistematikisht miliona njerëz, veçanërisht hebrenjtë, të paaftët, të burgosurit e luftës, polakët dhe sllavët gjatë periudhës 1939-1945.

Numri i hebrenjve që ishin viktima të Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore vlerësohet në rreth 6 milionë. /aa

Related posts

Izraeli dhe aleatët rrëzojnë shumicën e dronëve dhe raketave të Iranit! Guterres: Bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër

admin

Vuçiq akuzon KFOR-in

admin

Kanada, 2 mijë mbetje të reja u gjetën në vendin e një ish-konvikti të shkollës kishtare

admin