RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ujërat e zeza shkaktarë për përhapjen e sëmundjeve në Ga’za

ujerat-e-zeza-shkaktare-per-perhapjen-e-semundjeve-ne-ga’za

Ujërat e zeza në Gaza kanë kontaminuar disa pjesë të vijës bregdetare mesdhetare të enklavës duke bërë që uji të marrë ngjyrën kafe.

Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar përhapjen me shpejtësi të sëmundjeve në të gjithë territorin për shkak të ujerave të zeza. Shtimi i tyre ka ardhur për shkak të përqendrimit të shumë banorëve në një zonë.

Një raport i publikuar nga Kombet e Bashkuara në qershor konfirmoi se bombardimet intensive nga Izraeli shkatërruan infrastrukturën jetike të menaxhimit të ujerave të zeza në Gaza.

Qeveria e Tel Avivit pretendon se po bën përpjekje për të rregulluar këtë problem serioz.

Ekspertët e shëndetësisë, megjithatë, po japin alarmin për përhapjen e sëmundjeve të transmetuara nga uji, pasi një foshnjë 10-muajshe u paralizua pjesërisht pas kontraktimit të poliomielitit, rasti i parë i regjistruar në Gaza për 25 vjet.

Zyrtarët e OKB-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkuan gjithashtu një armëpushim dy-javor, në mënyrë që të mund të vaksinojnë 600 mijë fëmijë në Gaza. /abcnews

Related posts

Disa pjesë të Austrisë mbulohen nga bora, trashësia deri në 1 metër

rezart morina

Kina dërgon në hapësirë satelitin e komunikimit “ChinaSat 4A”

RTI

Arsimi gjerman në krizë/ Vendi po përballet me mungesën më të madhe të mësuesve

admin