RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Ukraina kreu sulme me dronë në kryeqytetin Moskë

rusia:-ukraina-kreu-sulme-me-drone-ne-kryeqytetin-moske

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina ka kryer sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë) në kryeqytetin Moskë dhe rajonin e Moskës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se mbrëmë “u parandalua sulmi terrorist që regjimi i Kievit kreu me dronë ndaj qytetit të Moskës dhe rajonit të Moskës”.

Sipas kumtesës, dy dronë ukrainas u goditën nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse, ndërsa një dron u neutralizua me sistemin luftarak elektronik duke rënë në zonën urbane të qytetit të Moskës.

Edhe kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, në një deklaratë të bërë nga llogaria e tij në median sociale ka bërë të ditur se disa dronë janë goditur nga sistemet e mbrojtjes ajrore teksa fluturonin në Moskë.

Në disa pamje në median sociale shihet se ka pasur një shpërthim për shkak të rrëzimit të një droni ku ndodhet disa ndërtesa të larta në Moskë.

Në Qendrën Ndërkombëtare të Biznesit të emërtuar “Moscow-City” në Moskë e cila është qendra e menaxhimit të kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare në kryeqytetin e Rusisë, ndodhen ndërtesa shumëkatëshe.

Më 24 dhe 28 korrik u njoftua se Ukraina ka ndërmarrë sulme me dronë ndaj Moskës dhe se nuk ka pasur të vdekur ose të plagosur.

Edhe më 30 korrik, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina tentoi të sulmojë me dronë Moskën dhe zonën e Moskës.

Related posts

Mehaj ndanë fotografi nga aktivitetet e përbashkëta me Shqipërinë: Së bashku jemi më të fortë

admin

Japonia, i dyshuari për atentatin ndaj ish-kryeministrit Abe do të akuzohet për vrasje

admin

Osmani: Vuçiq organizoi dhe urdhëroi sulmin në Banjskë

rezart morina