RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

A do reagojë këtë herë Rama ndaj “çyrykut” Vuçiç?

a-do-reagoje-kete-here-rama-ndaj-“cyrykut”-vucic?

Presidenti serb: Kosova e jona, do e mbrojmë me armë

Retorika nacionaliste në Serbi po hyn në një fazë gjithnjë e më shqetësuese. Pas deklaratës skandaloze të ministres Snezhana Paunovic, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, këtë herë ishte vetë presidenti Aleksandër Vuçiç ai që ngriti tonet, duke e cilësuar Kosovën pjesë të Serbisë dhe duke u kërkuar forcave të armatosura të jenë gjithmonë të gatshme për ta mbrojtur.

Gjatë ceremonisë së gradimit të kadetëve të rinj në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjica, Vuçiç deklaroi se “Kosova dhe Metohia është pjesë e atdheut tonë”, si sipas Kushtetutës së Serbisë, ashtu edhe “sipas drejtësisë së Zotit”.

Duke iu drejtuar oficerëve të rinj, ai theksoi se ushtria duhet të jetë mjaftueshëm e fortë për të ruajtur integritetin territorial të vendit dhe paralajmëroi se “ditë më të vështira po vijnë”.

Presidenti serb sulmoi gjithashtu marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se në rajon po krijohen aleanca kundër Serbisë.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye Beogradi ka investuar fuqishëm në modernizimin e ushtrisë dhe në pajisjen e saj me armatime më të avancuara.

Edhe pse Vuçiç u përpoq ta shoqëronte fjalimin me fraza se Serbia “nuk do të sulmojë askënd”, mesazhi politik ishte i qartë: Beogradi nuk heq dorë nga pretendimet ndaj Kosovës dhe ushtria duhet të jetë e përgatitur për çdo zhvillim.

Këto deklarata vijnë vetëm pak orë pasi Bashkimi Evropian dënoi pa asnjë ekuivok deklaratën e ministres Snezhana Paunoviç.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo promovon spastrimin etnik, ndërsa komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh se për deklarata të tilla mund të ketë vetëm “tolerancë zero”.

Por zhvillimet e fundit hapin një debat edhe në Tiranë. Kur gazetarët i kërkuan kryeministrit Edi Rama të komentonte deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës, ai u përgjigj se nuk mund të merrej me çdo lloj “çyryku” ekstremist.

Ishte një mënyrë për të minimizuar peshën politike të deklaratës, duke e paraqitur atë si qëndrim të një zyrtareje që nuk përfaqëson domosdoshmërisht shtetin serb.

Por sot situata ka ndryshuar. Të njëjtën frymë nuk e shpreh më një ministre, por vetë presidenti i Serbisë.

Aleksandër Vuçiç, politikani me të cilin Rama ka ndërtuar për vite një marrëdhënie të afërt dhe bashkëpunim rajonal, po deklaron publikisht se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se duhet mbrojtur nga ushtria.

Kjo e bën të pashmangshme pyetjen politike: a do ta konsiderojë Edi Rama edhe Vuçiçin një “çyryk” ekstremist, apo standardi ndryshon kur deklarata vjen nga miku i tij politik?

Nëse Bashkimi Evropian reagoi menjëherë ndaj retorikës së Beogradit, mbetet për t’u parë nëse edhe Tirana zyrtare do të mbajë një qëndrim të qartë ndaj deklaratave të presidentit serb, apo do të zgjedhë sërish heshtjen.

Në Ballkan, ku historia ka treguar se retorika nacionaliste shpesh i paraprin krizave politike, deklarata të tilla nuk mund të trajtohen si fjalë të rastit. Prandaj, vëmendja tashmë nuk është vetëm te ajo që tha Vuçiç, por edhe te përgjigjja që do të japë Edi Rama.

Nëse për një ministre përdori termin “çyruk”, mbetet të shihet se çfarë do të thotë tani kur të njëjtin mesazh e artikulon vetë presidenti i Serbisë. tesheshi

Related posts

Scholz: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të vazhdojë

Muhamet Ramadani

I ri dhe pa përvojë politike/ Cili është JD Vance, kandidati për nënpresident i republikanëve?

admin

Kosovë, operacion policor në Mitrovicën e Veriut, zbulohet arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

admin