RTV AHIRETI
Shëndetësi

A duhen blerë vitaminat në internet, sa të kujdesshëm duhet të tregoheni?

a-duhen-blere-vitaminat-ne-internet,-sa-te-kujdesshem-duhet-te-tregoheni?

Vitet e fundit ka filluar të përhapet një tjetër traditë, ajo i përket blerjes së medikamenteve në dyqanet online.

Diçka e tillë mori famë në vendin tonë duke qenë se shumica e vitaminave apo suplementeve që ofrohen nuk arrijmë t’i gjejmë në farmacitë tona.

Vërtet që llojshmëria e tyre është e pafundme dhe çmimet mund të na joshin, por sa e sigurt është kjo praktikë.

Duke marrë shtysë nga diskutimi i kryer në emisionin Top Story, AgroWeb.org ju sugjeron disa këshilla.

Çfarë sugjerojnë mjekës specialistë?

Një nga rreziqet e para që paraqitet është pikërisht marrja e këtyre medikamenteve pa recetën e një mjeku ekspert.

Sipas mjekut Bledi Pistolja, ekziston rreziku që shumica e këtyre vitaminave apo suplementeve t’u mungojë certifikimi i duhur.

Diçka e tillë e bën këtë medikament të rrezikshëm përsa i përket efekteve anësore që mund të ketë tek individi.

“Qytetarët duhet ta dinë se këto lajme apo reklama janë të kontrolluara paraprakisht nga një ekip shkencor dhe të jenë të dokumentuara” kështu këshilloi Prof. DR. Iuf Kalo. Gjatë emisionit Top Story.

Problemi tjetër që lidhet me këtë trend është vetëdiagnostikimi.

Kur ne nuk ndihemi mirë konsultohemi me mjekun e familjes i cili na sugjeron nëse duhet të marrim apo jo vitamina apo minerale.

Ndërsa kur jemi para faqes e cila tregton medikamente online ne vishemi në rolin e mjekut duke vendosur se për cilin suplement kemi nevojë.

Vetë-diagnostikimi është diçka problematike dhe sjell vetëm abuzim me përdorimin e tyre.

Si të jemi të sigurt për suplementet që blejmë?

Nëse kemi dëshirë që të blejmë diçka online që lidhet më përmirësimin e shëndetit duhet të këshillohemi me mjekun.

Pra para se të kryeni blerjen konsultohuni me mjekun tuaj të familjes në lidhje me firmën e cila prodhon këtë medikament.

Gjithashtu mjeku juaj arrin të kuptojë substancat përbërëse të suplementit dhe madje mund t’ju sugjeroj diçka më të mirë.

Related posts

Të vogla, por me vlera të çmuara: Pse është e rëndësishme të hani fara lini çdo ditë

admin

Pesë gjërat e jashtëzakonshme që bën truri kur je në gjumë

admin

Si t’i mbani frutat e freskëta për 24 orë

admin