RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si t’i mbani frutat e freskëta për 24 orë

si-t’i-mbani-frutat-e-fresketa-per-24-ore

Përgatitja e frutave dhe perimeve para se t’i gatuani është një proces lehtësues, por sapo t’i prisni ato, do të marrin menjëherë një ngjyrë kafe. Kjo është shumë e bezdisshme, sidomos për ato të cilët nuk kanë shumë kohë për të gatuar.

Por, ka një truk të thjeshtë se si t’i mbani ato të freskëta, madje edhe 1 ditë të tërë. Për këtë ju nevojitet vetëm pak mjaltë dhe ujë. Lënia e perimeve dhe frutave të prera në ujë me mjaltë për 30 sekonda ai pengon ato të marrin një ngjyrë kafe duke rezistuar deri në 24 orë. Ky truk funksionon më së miri për shkak se mjalti përmban peptide, një komponent që pengon enzimën polifenol nga konvertimi i komponimeve fenolike në pigmente të errëta.

Përbërësit:

2 lugë çaji mjaltë

1 gotë ujë

Udhëzime:Shtoni mjaltin në një gotë me ujë dhe trazojeni derisa të shkrihet plotësisht. Hidheni përzierjen mbi frutat ose perimet e prera dhe lërini për aq kohë sa dëshironi, deri në moment që do t’i përdorni.

Nëse nuk ju pëlqen mjalti, në vend të tij mund të përdorni lëng limoni për të parandaluar nxirjen e frutave/perimeve të prera. Më pas largojini nga përzierja dhe lërini mënjanë në një enë të pastër.

Related posts

4 zakone të të ngrënit që dëmtojnë shëndetin mendor, sipas dietologëve

admin

Dobitë e kungullit për shëndetin

admin

5.359 raste aktive me COVID-19

admin