RTV AHIRETI
Shtojca

A duhet pirë kafja me një gotë ujë?

a-duhet-pire-kafja-me-nje-gote-uje?

Shumica e njerëzve e nisin ditën me një filxhan kafe. Por, pyetja e rëndësishme është nëse kafeja e mëngjesit duhet pirë me një gotë ujë, pasi kafeja zakonisht shërbehet në kafene.

“Kafeina është në vetvete një diuretik, që do të thotë se ju bën të urinoni, ndërsa sasia e ujit në një gotë, për shembull, mund ta kompensojë këtë humbje të lëngjeve, do të thosha se ia vlen të pini një gotë ujë në të njëjtën kohë me kafenë”, ka shpjeguar Dr. Philippa Kay, citon Metro.

“Gjëja më e rëndësishme është të pini ujë të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar të gjitha lëngjet e humbura përmes urinës, djersës dhe tretjes. Nëse pini ujë, keni më pak gjasa të dehidroheni, madje dehidrimi i lehtë mund të ndikojë në performancën tuaj fizike dhe mendore. Ndihuni më vigjilent, kjo do ta përmirësojë tretjen dhe do ta parandalojë kapsllëkun. Gjithashtu ndihmon metabolizmin tuaj”, thotë tutje doktoresha.

Dr. Philippa thotë se derisa pirja e ujit në mëngjes është më e shëndetshme se sa të pini një pije me kafeinë, është pak mit që doemos duhet të pini ujë në fillim të ditës.

“Disa njerëz, për shembull, mund ta kenë më mirë të pinë një gotë qumësht, sepse ka proteina dhe yndyra në të, dhe ndoshta ata nuk mund të hanë ushqim në mëngjes”.

“Uji nuk është lëngu i vetëm që mund të keni, ndërsa kafeina nuk është e tmerrshme. Gjëja kryesore është të pini një pije”, ka sqaruar ekspertja.

Related posts

Më 1 Dhjetor Google fillon fshirjen e llogarive të papërdorura

admin

Shikimi i tepërt i televizorit i bën fëmijët agresivë

admin

Çfarë shkakton dhimbjen në thembra?

rezart morina