RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

A e tërhoqi njohjen Somalia?

a-e-terhoqi-njohjen-somalia?

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi ka vizituar ambasadorin e Somalisë në Ankara Jama Abdullahi Mohamed, me të cilin diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

Në këtë takimi cili u realizua pak ditë pas Serbia tha se Somalia është një nga shtetet që ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës sipas njoftimit të ambasadës u diskutua për thellimin e bashkëpunimit.

“Ambasadori Vrenezi realizoi takim me Ambasadorin e Somalisë Jama Abdullahi Mohamed me të cilin diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Turqi.

Nga ana tjetër edhe ambasadori somalez ka shkruar në Twitter se ka pritur ambasadorin Vrenezi ku kanë pasur një takim produktiv dhe kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.

“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar ambasadori somalez, Jama Mohamed.

Presidenti serb ka thënë se janë 30 shtete të cilat kanë premtuar tërheqjen e njohjes së Kosovës. Këto pretendime janë mohuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Related posts

Putini rrit numrin e ushtarëve në forcat ruse me 170 mijë

admin6

Presidentja e KE kritikon të djathtën ekstreme: Përfaqësues të Putinit që përpiqen të shkaktojnë deziformim dhe polarizim

admin

Tymi i zjarreve pyjore të Kanadasë rrezikon shëndetin e miliona njerëzve

admin