RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

A është kjo një tallje amerikane me vendet arabe të Gjirit?

a-eshte-kjo-nje-tallje-amerikane-me-vendet-arabe-te-gjirit?

Komandanti i CENTCOM, lajka shteteve që “flinin të qeta” nga garancitë e SHBA-së

Është e qartë tashmë se si janë sjellë amerikanët me vendet arabe të Gjirit, si një Izrael, me plot djallëzi, duke i lënë të zbuluar në ditën më të errët të tyre, ndryshe nga perceptimi se ishin nën mbrojtjen e tyre, pas miliardave dhënë SHBA-së duke u blerë armatim.

Por kjo lojë e ndyrë vijon akoma, edhe duke u tallur paq me to.

Së fundi, Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), vlerësoi udhëheqësit dhe trupat ushtarake të Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Katarit, Kuvajtit dhe Jordanisë për partnerë të shkëlqyer me ushtrinë amerikane në luftën kundër Iranit.

“….Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Jordania kanë qenë shokë skuadre të jashtëzakonshëm. Kam pasur mundësinë të takohem si me udhëheqjen e tyre të lartë ashtu edhe me trupat e tyre. Vërtet, po aq frymëzues dhe po aq të përkushtuar ndaj mbrojtjes sonë të përbashkët. Ata kanë mbrojtur amerikanët dhe kanë mbrojtur vendin e tyre. Ka qenë frymëzuese”, tha Admirali Cooper.

 

Por realiteti është se këto vende po përjetojnë një poshtërim, pikërisht nga tradhëtia amerikane ndaj tyre, pasi “flinin të qetë” se ishin në mbrojtje të tyre.

Por Amerika është aty për Izraelin, jo për ata, e shpalosur qartë tashmë. /tesheshi

 

Related posts

Donald Trump kritikon udhëheqësit evropianë: Janë liderë të dobët, nuk dinë çfarë të bëjnë! Ukraina duhet të shkojë në zgjedhje

admin

Fidan: Izrael-Palestinë u kthye në konflikt mes shtypësve dhe të shtypurve

admin

Turi i Zelenskyt në Evropë, presidenti takon Papa Leon, Vatikani: Dialogu, thelbësor për paqe të qendrueshme në Ukrainë

admin