RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A është shirk t’i thotë gruaja burrit të saj: “Bëje këtë për hir të dashurisë tonë?”

a-eshte-shirk-t’i-thote-gruaja-burrit-te-saj:-“beje-kete-per-hir-te-dashurise-tone?”

A është shirk ?

Pyetja: Doja të dija nëse është shirk (apo qofte edhe gjynah) t’i thotë gruaja burrit të saj: “Bëje këtë për hir të dashurisë tonë”, duke pasur parasysh që ndërmjet tyre ekziston dashuria për hir të Allahut?

Përgjigja: Është me rëndësi kjo pyetje që bëni ju, por të njëjtën kohë është edhe e ndërlikuar, pasi ka të bëjë me përdorimin e domethënieve të caktuara të disa fjalëve në gjuhën shqipe. Për këtë themi se nuk është mirë apo të themi më mirë nuk lejohet të bëhet një përdorim i tillë, pasi me këtë nënkupton se njeriu i dedikon ndonjë punë dikujt tjetër apo e bën për hir të dikujt tjetër.

Esencë e çdo vepre të njeriut duhet të jetë për hir të Allahut të Lartësuar dhe të gjitha të tjerat hynë në këtë, prandaj edhe dashuria e burrit ndaj gruas, apo anasjelltas, që konsiderohet një nga dashuritë më të mëdha duhet të jetë për hir të Allahut.

Prandaj themi se më mirë të thuhet “Nëse më do, për hir të Allahut, atëherë bëje këtë”, apo “Nëse dashuria jonë është vërtetë, për hir të Allahut, atëherë bëje këtë.” Allahu e di më së mirë.

Related posts

Një gabim në sexhde mund ta prishë të gjithë namazin tënd

admin

A mund të ndikojë mësyshi apo sihri që dikush ta akuzojë për amoralitet gruan dhe familjaret e saja?

admin

Disa këshilla për prindërit e rinjë?

admin