RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A ka raste të veçanta kur i lejohet mashkullit musliman të vesh mëndafsh?

a-ka-raste-te-vecanta-kur-i-lejohet-mashkullit-musliman-te-vesh-mendafsh?

Pyetja:

A ka raste të veçanta kur i lejohet mashkullit musliman të vesh mëndafsh?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

– Veshja e mëndafshit natyral është haram për burrat

Është haram që burrat të veshin mëndafsh natyral, për shkak të transmetimit nga Ali ibn Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Pejgamberi ﷺ mori një copë mëndafshi në dorën e djathtë dhe një copë ari në të majtën dhe tha: “Këto të dyja janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim.” [1]

Transmetohet nga Abdullah ibn Amr ibn el-Aas nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ai ka thënë: “Kush nga umeti im mban arin dhe vdes duke e veshur atë, Allahu do të ia ndalojë atij arin e Xhenetit. Kush prej ummetit tim vesh mëndafsh dhe vdes duke e veshur atë, Allahu ia ndalon atij mëndafshin e Xhenetit.” [2]

– Veshja e mëndafshit për qëllime të trajtimit mjekësor është e lejuar

Është e lejuar veshja e mëndafshit për qëllime trajtimi mjekësor, për shkak të transmetimeve të cilët kanë thënë: “Profeti ﷺ dha një koncesion ndaj Zubejrit dhe Abd er-Rahmanit duke i lejuar ata të veshin mëndafsh, për shkak të një sëmundjeje të lëkurës që kishin.”

Sipas versionit të transmetuar nga Muslimi: “… për shkak të një sëmundjeje të lëkurës që kishin, ose një sëmundjeje që kishin.” [3] El-Hafiz Ibn Haxheri ka thënë në Fethul-Baari: Et-Tabari ka thënë: “Kjo tregon se ndalimi i veshjes së mëndafshit nuk përfshin atë që ka një sëmundje që mund të lehtësohet duke veshur mëndafsh.”

Kësaj mund t’i shtohen artikuj që mbrojnë nga nxehtësia ose të ftohtit, kur nuk ka alternativë.

Thuhet në Zaad el-Mustakni‘: “Në rast nevoje, ose ndonjë sëmundje të lëkurës, sëmundje ose morra.”
Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në komentin e tij: Fjalët “ose sëmundje” do të thotë se lejohet të veshësh mëndafsh nëse një person ka një sëmundje që lehtësohet ose shërohet duke veshur mëndafsh. Referenca në lidhje me këtë duhet t’u bëhet mjekëve. Nëse thonë: ‘Nëse ky njeri vesh mëndafsh, do të shërohet nga sëmundja ose do t’i lehtësohet sëmundja, atëherë ai mund ta veshë atë.’

Fjalët “ose morra” do të thotë: lejohet të veshësh mëndafsh për të hequr morrat, sepse mund t’i duhet kjo ose për arsye psikologjike, sepse nuk mund të durojë të dalë dhe të takojë njerëz me morra në rroba ose për arsye fizike sepse këto morra e kafshojnë dhe i shkaktojnë bezdi, kurse mëndafshi – për shkak se është shumë i butë dhe i pastër – do t’i largojë morrat, sepse morrat zakonisht preferojnë një mjedis të ndotur.” [4]

Ju nuk jeni të sëmurë, lavdërimi i qoftë Allahut, kështu që nuk ka asnjë lëshim që ju lejon të vishni mëndafsh natyral. Sa i përket mëndafshit artificial, nuk ka asgjë të keqe ta veshësh atë. Kështu që ju duhet të shikoni në përmbajtjen e satenit, nëse është bërë me mëndafsh natyral, është haram mbajtja e tij, por nëse është artificial, lejohet mbajtja e tij.

Allahu e di më së miri.

islamqa

———————————————————————

[1] Ebu Davud (4057), en-Nesa’i (5144) dhe Ibn Maxheh (3595).

[2] Ahmedi (6556). Klasifikuar si sahih nga Shuajb Arnauti në Tahkiq al-Musned.

[3] Buhariu (5839) dhe Muslimi (2076).

[4] Esh-Sherhul-Mumti’ 2/216.

Related posts

A lejohet ta agjërojmë vetëm ditën e xhuma kur i bie të jetë dita e Arafatit?

admin

Tekbiret a mund t’i themi gjatë gjithë ditëve të Dhul Hixhes apo vetëm një ditë para Kurban Bajramit?

admin

Si të mbrohemi nga hijet?

admin