RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet ta agjërojmë vetëm ditën e xhuma kur i bie të jetë dita e Arafatit?

a-lejohet-ta-agjerojme-vetem-diten-e-xhuma-kur-i-bie-te-jete-dita-e-arafatit?

Pyetja:

A lejohet ta agjërojmë vetëm ditën e xhuma kur i bie të jetë dita e Arafatit?

***

Përgjigjja:

Nuk përbën problem agjërimi vetëm i ditës së xhuma nëse i bie ditë e Arafatit.

Shejh Uthejmini ka thënë: “Agjërimin e ditës së xhuma vetëm e ka ndaluar Profeti , por nëse dita e Arafatit përkon me ditën e xhuma për shembull, dhe e agjëron të vetme, nuk ka problem, sepse ai po e agjëron si ditë të Arafatit e jo se është ditë e xhuma.

Po kështu nëse dikush ka ditë për të agjëruar kaza nga Ramazani, dhe nuk mundet që t’i agjëroj vetëm se ditën e xhuma, nuk ka problem nëse e veçon atë ditë me agjërim.”

Fetaua Nur Ala’ Derb, kaseta 283.

Related posts

A duhet ta falim dikë që na lëndon vazhdimisht?

admin

A është gabim nëse e therim kurbanin, para ditës së Kurban Bajramit?

admin

Dallimi mes namazit të burrit dhe gruas

admin