RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet konsumimi i ushqimeve që gatuhen me verë, shembull: midhjet gatuhen me verë të bardhë?

a-lejohet-konsumimi-i-ushqimeve-qe-gatuhen-me-vere,-shembull:-midhjet-gatuhen-me-vere-te-bardhe?

Pyetja:

A lejohet konsumimi i ushqimeve që gatuhen me verë, shembull: midhjet gatuhen me verë të bardhë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Muslimanit nuk i lejohet konsumimi i alkoolit në asnjë rrethanë normale; qoftë pak, qoftë shumë. Atij nuk i lejohet blerja e tij, as shitja e tij. Me një fjalë, ai duhet të qëndrojë larg alkoolit. Gjithashtu, atij nuk i lejohet as përdorimi i alkoolit për gatime, sikurse nuk i lejohet konsumimi i gatimeve të përgatitura me alkool. Bazuar në këtë, besimtari që posedon restaurant, gjelltore, e të ngjashme, nuk i lejohet përgatitja e ushqimeve me alkool, edhe nëse këtë ia kërkojnë klientët, madje atij nuk i lejohet as blerja e tij dhe mbajtja e tij në shtëpi apo restaurant. Gjithashtu besimtari duhet të ketë kujdes që mos të konsumojë ushqime që gatuhen me alkool. Ky është rregull i përgjithshëm, në bazë të të cilit duhet të veprojë çdo besimtar. Mirëpo, nëse besimtarit i servohen ushqime të gatuara me alkool, cfarë duhet të veprojë? Nëse ushqimet e gatuara me alkool, janë të përgatitura në zjarr, që i bie se zjarri bën që alkooli të avullohet, atëhere më e mira do të ishte që ky ushqim të mos konsumohet. Mirëpo nëse alkooli është avulluar i tëri dhe nuk ka mbetur asgjë prej tij në ushqim, konsumimi i tij nuk do të konsiderohej mëkat, porse herën tjetër ose nuk e frekuenton këtë restaurant, ose ia bën me dije që ushqimin e tij ta përgatisin pa alkool.
Nëse alkooli nuk është avulluar i tëri nga ushqimi, vërehet prezenca e tij në ushqim, atëherë nuk lejohet konsumimi i atij ushqimi.  Nuk lejohet edhe konsumimi i ushqimeve që përgatiten me alkool dhe nuk gatuhen në zjarr, si: sallatat e ndryshme, pastat, kremat, e të ngjashme.
Allahu e di më së miri.

Hoxhë dr. Rasim Haxha

Related posts

Pse gjatë verës shtohen cytjet dhe prekjet nga shejtanët?

admin

A na falen gjynahet e vogla me kalimin e kohës, pa kërkuar falje?

admin

A lejohet mes’hi mbi çorapet për vena?

admin