RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abbott: Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat e miqve

abbott:-kosova-duhet-t’i-degjoje-keshillat-e-miqve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’i dëgjojë partnerët ndërkombëtarë për të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës në veri.

Pas takimit të përjavshëm me kryeministrin Albin Kurti, Abbott ka thënë se s’është e nevojshme që kryetarët shqiptarë të komunave veriore të punojnë nga objektet komunale, e siç thotë ai, nuk ka nevojë as që Policia e Kosovës të luajë rolin e rojeve.

“Ne mbetemi të shqetësuar si të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës për situatën në veri. Po vazhdojmë të kërkojmë shtensionim. Nuk besojmë se është e nevojshme që kryetarët të kryejnë detyrat nga objektet komunale. Nuk besojmë se është e nevojshme të luajnë rolin e rojeve para objekteve komunale. Kanë shumë punë më të mirë për të bërë diku tjetër. Shpresoj që ditët e ardhshme të shohim përparim, propozim, ndryshim, më tepër bashkëpunim mes agjencive të sigurisë. Si ambasador, po flas me njerëz të ndryshëm për të zbuluar cila është mënyra më e mirë para. Është kohë e vështirë. Duhet të jetë normale për Kosovën që të dëgjojë këshillat nga shokët e partnerët”, ka thënë Abbott të enjten.

Për propozimin e draftstatutit për Asociacionin nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Abbott ka thënë se nuk e ka parë ende, por ai e di që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë shumë të afërta e që do ta kenë një takim javën e ardhshëm.

“Shqipëria është shtet shumë i afërt me Kosovën, e di që flasin qeveri me qeveri. E di që javën e ardhshme kanë takim, jam i sigurt që do të flasin për shumë çështje. Qeveria e Kosovës të dëgjojë për këto, të gjejë mënyrën e duhur para, por një që tregon mirëkuptim për brengat e miqve”, ka shtuar Abbott.

Ndërkohë zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Alyson Grunder, s’ka dashur të prononcohet për media pas takimit.

Related posts

Pas Polonisë, edhe Finlanda do të ndërtojë gardh me gjemba në kufirin me Rusinë

admin

“Beogradi është krah Moskës”, Kurti intervistë për Politico: Duam t’i bashkohemi NATO-s!

admin

Trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Evropë, policia spanjolle arreston 4 persona! Pamjet kur mjeti lundrues fundoset bashkë me drogën

admin