Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka nderuar me dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” ish-gjeneralin e NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark.
Clarku është mirëpritur nga Abdixhiku në selinë qendrore të LDK-së.
Ndërkohë, ai është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, tash edhe kandidat për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza.
Hamza e ka quajtur atë “heroi më i madh amerikan i Kosovës”.