RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-ja zhvillon me sukses ushtrimin për testimin e kapaciteteve të komunikimit

fsk-ja-zhvillon-me-sukses-ushtrimin-per-testimin-e-kapaciteteve-te-komunikimit

Në kuadër të testimit të gatishmërisë operacionale, me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është zhvilluar ushtrimi fushor “Sinjali 2024” i cili kishte për qëllim testimin e komunikimit në FSK, në tri nivelet, Strategjik, Operacional dhe Taktik.

Ushtrimi është zhvilluar në territorin e Kosovës, ku njësitë e komunikimit të FSK-së, të udhëhequra nga Departamenti i Komunikimit dhe Teknologjisë Informative i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë dislokuar në terren, në lokacione të ndryshme dhe kanë testuar kapacitet e komunikimit duke ofruar shërbime me radio rrjetin luftarak, radio rrjetin administrativ mbështetës, intranet, internet dhe ndërveprueshmëri të sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit.

Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralbrigade, Ilir Qeriqi me bashkëpunëtor vizatuan Qendrën e Komunikimit të dislokuar në terren, prej nga u njoftuan nga afër me ecurinë dhe rrjedhjen e ushtrimit “Sinjali 2024”.

Shefi i G6 në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Fidaim Elshani i prezantoi Gjeneral Qeriqit kapacitetin dhe gatishmërinë e komunikimit, duke demonstruar direkt mbështetjen me komunikimin në disa zona të operacionit në të njëjtën kohë, me qëllim për të ofruar komandim-kontroll për trupat e angazhuar në operacione.

Ushtrimi është përmbyllur me analizën pas aksionit, kthimin e forcave në vendbaza.

Related posts

Istanbul, në prag të Ramazanit xhamitë zbukurohen me Mahya

admin

Kurti takohet me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane

admin

Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

admin