RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit

abdixhiku-pranon-ftesen-e-kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për takimin informues rreth dialogut me Serbinë, i cili do të mbahet të martën.

“Ftesa e Kurtit vjen me vonesë, por meqë besoj se çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, do ta pranoj këtë ftesë. Kam pritur një proces më transparent dhe më gjithëpërfshirës rreth procesit të dialogut. Deri më tani, informimin e vetëm dhe të detajuar, LDK e ka pranuar vetëm nga aleatët ndërkombëtarë – të cilët në vazhdimësi i kanë qëndruar Kosovës në krah. Në këtë drejtim, dua të falënderoj në veçanti të dërguarin amerikan për Ballkan z. Escobar, ambasadorin amerikan në Prishtinë z. Hovenier; sikurse dhe të dërguarin e BE-së z. Lajçak. Në takime me ta, kam rikonfirmuar mbështetjen e plotë për masat e reciprocitetit; sikurse kam dhënë mbështetjen e plotë për vet procesin e dialogut”, ka shkruar ai. /koha

Related posts

Të paktën 46 persona humbën jetën nga zjarret në Kili

admin

OKB: Refuzimi i qasjes nga Izraeli pengon dërgesat humanitare

rezart morina

Kushtetuesja rrëzon disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

RTI