RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abdixhiku pritet nga Escobar në Departamentin e Shtetit: Aleanca me SHBA-në është jetike

abdixhiku-pritet-nga-escobar-ne-departamentin-e-shtetit:-aleanca-me-shba-ne-eshte-jetike

Në ditën e parë të vizitës së tijh në SHBA, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka nis në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u prit nga Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Abdixhiku përmes një postimi në facebook, ka thënë se “LDK-ja është mirënjohëse për ndihmesën historike dhe aktuale të Qeverisë së SHBA-ve, të institucioneve të tjera dhe të popullit amerikan për Republikën e Kosovës. Së bashku, deri më tani, kemi arritur rezultate historike, mbi të cilat duhet të sigurohet e ardhmja e Kosovës si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera të botës. Kosova, shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO e BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, është misioni ynë i pandryshuar”.

Kreu i LDK-së ka thënë se shtroi kërkesën për arritjen dhe nënshkrimin e Kartës për Partneritet Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

“Në këtë drejtim, shtrova kërkesën për arritjen dhe nënshkrimin e ‘Kartës për Partneritet Strategjik ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës’. Kjo kartë bilaterale partneriteti, siguron avancimin e relacioneve mes dy shteteve në mbrojtje, politikë, energjetikë, edukim, ekonomi, kulturë e të drejta të njeriut. Karta në fjalë, avancon në nivel të ri marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, siç dhe ofron dhe garanci të shëndosha për të ardhmen euroatlantike të Kosovës e regjionit”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

I pari i LDK-së ka thënë se Kosova ka nevojë për koordinim të ngushtë me Amerikën.

“Escobar i prezantuam dhe pikëpamjet tona mbi gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë, si dhe nevojën e koordinimit të ngushtë të institucioneve të Kosovës me SHBA-të dhe me partnerët e tjerë. Koordinimi i tillë është garanci për të kapërcyer të gjitha sfidat”.

“Në frymën e diskutimit që pata sot në Departamentin e Shtetit, shpreh edhe një herë shqetësimin tim dhe të LDK-së për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane”.

“Për shtetin tonë të ri, aleanca me SHBA-të është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada. Aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të dhe me partnerët evropianë, Kosovës ia kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë. Populli i Kosovës është përjetë mirënjohës për gjithë angazhimin e partnerëve tanë”.

“Edhe një herë, u bëj thirrje institucioneve të vendit që të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë, në funksion të shtrirjes së sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, të sigurisë dhe të prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Related posts

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

admin

Rusia teston një raketë balistike ndërkontinentale, ja çfarë thotë ministria e Mbrojtjes

admin

Sulmet vdekjeprurëse në Kharkiv, Zelensky: Të godasim objektivat brenda Rusisë

admin