RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Marrëveshje Shqipëri-Azerbajxhan, presidenti Aliyev: Besimplotë për hapa vendimtare

marreveshje-shqiperi-azerbajxhan,-presidenti-aliyev:-besimplote-per-hapa-vendimtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Aliyev tha se është besimplotë se do të realizohen hapa vendimtare në marrëdhënien mes dy vendeve.

Ai përmendi bashkëpunimin për gazin, fushat ekonomike dhe industrinë.

Ndërsa presidenti Begaj e konsideroi një vizitë historike, për marrëdhëniet mes dy vendeve, vizitën e Presidentit Aliyev, e para e një Presidenti nga Azerbajxhani në Tiranë.

“Kjo do t’i japë një të forcë marrëdhënies së Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, kjo hap mundësi shumë të mira bashkëpunimi në të ardhmen. Në këto kontekste na shfaqen dëshirat e përbashkëta, shpresoj të diskutojmë shumë çështje, bashkë. Jam vërtetë mirënjohës për këtë mbështetje, sa i takon fushave ekonomike dhe industrisë për të pasur takimin e parë të grupit të përbashkët. Kemi folur për bashkëpunimin për gazin, mendoj që ka mundësi të tjera edhe në fusha të tjera, ndërveprimi mes kompanive shqiptare dhe azerbajxhanase, në të gjitha fushat janë në përparësi për të dyja vendet, jam besimplotë për të bërë hapa vendimtare. Sa i takon furnizimit me gaz, Azerbajxhani dhe Shqipëria janë pjesë e Tap, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses”, tha ai. /tch

Related posts

Shqiptarët mbështesin republikanin Curtis Silwa për kryebashkiak të Nju Jorkut, Marko Kepi: Ai do të mbrojë vlerat dhe liritë tona!

admin

Shpërthen zjarr pasi një raketë iraniane godet një fabrikë në jug të Izraelit

RTI

Faza e dytë e armëpushimit në Gaza pritet të nisë në fillim të janarit

admin