RTV AHIRETI
Lajme

Abdixhiku takon shefin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

abdixhiku-takon-shefin-e-ri-te-be-se-ne-kosove,-flasin-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta.

Kryetari Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Orav lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik “Rruga e Re”.

Kryetari Lumir Abdixhiku falënderoi shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav, për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës.

The post Abdixhiku takon shefin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Serbi, arrestohen 4 migrantë të parregullt dhe sekuestrohen pesë armë zjarri

rezart morina

Inspektorati fillon hetimin e reagimit të policëve në protestën për vizitën e Trendafilovës

admin6

DASH ofron 12 milionë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tre drejtuesve të një prej organizatave më të mëdha kriminale

admin