RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbi, arrestohen 4 migrantë të parregullt dhe sekuestrohen pesë armë zjarri

serbi,-arrestohen-4-migrante-te-parregullt-dhe-sekuestrohen-pese-arme-zjarri

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare drejt Bullgarisë dhe xhandarmërisë, sot arrestuan 4 migrantë të parregullt, shtetas të Afganistanit si dhe sekuestruan pesë armë zjarri në operacionin për parandalimin e migrimit të parregullt në zonën e Pirotit, raporton Anadolu.

“Dyshohet se këta migrantë në periudhën e kaluar kanë përgjuar migrantë të tjerë të parregullt të cilëve nën kërcënimin e armëve u kanë marrë para, celularë dhe sende të tjera me vlerë”, njofton MPB-ja e Serbisë.

Policia kontrolloi zonën dhe gjeti tre pushkë automatike, dy pistoleta, para dhe një sasi të vogël lëndësh bimore të ngjashme me marijuanë.

Migrantët e dyshuar të parregullt do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike për procedurë të mëtejshme.

“Policia do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rregullta në lëvizjen dhe qëndrimin e migrantëve në periudhën e ardhshme për të ruajtur sigurinë e të gjithë qytetarëve, por edhe të vetë migrantëve”, thekson MPB e Serbisë.

Related posts

VOA: Propozimi për armëpushim, Hamasi thotë se është në pritje të përgjigjes nga Izraeli

admin

Biden në Poloni, pas vizitës befasuese në Kiev

admin

Lajçaku kishte pritur më tepër rezultat nga vizitat në Kosovë e Serbi

admin